“Do të jetë vendimtar për shikimin tim”, Erjon Vishkulli njofton se do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në Romë
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin Gemelli në Romë.
Pas operacionit të parë, i cili rezultoi me sukses, 28-vjeçarin e pret një tjetër sfidë e rëndësishme për rikuperimin e shikimit.

“Për të gjithë ata që më kanë pyetur dhe janë interesuar për gjendjen time, ju informoj se më datë 11 nëntor do t’i nënshtrohem një tjetër operacioni në spitalin Gemelli në Romë. Ky do të jetë operacioni vendimtar për shikimin tim, një sfidë shumë e madhe në jetën time. Me besimin te Zoti, shpresoj që gjithçka të shkojë mire. Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen, mesazhet dhe lutjet“, shkruan Erjoni.
/vizionplus.tv




