Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të enjte ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progres-raportin e Komisionit Evropian për vendin tonë.
Gjatë takimit, Begaj e cilësoi raportin si një pasqyrim të përparimit të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.
Kreu i Shtetit rikonfirmoi objektivin e Shqipërisë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian në vitin 2030.
Në këtë drejtim, Begaj theksoi se sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe garantimi i lirisë së medias, mbeten ndër prioritetet kryesore të vendit në rrugën drejt integrimit evropian.