E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Shpërthimi në Elbasan, autoritetet: Pallati është i pabanueshëm! Rrezikohet të shembet kati i 5-të

Pallati në Elbasan, ku shpërtheu bombula e gazit një ditë më parë është i pabanueshëm.

Këtë gjë e bëri të ditur kryebashkiaku Gledjan Llatja, i cili theksoi se janë marrë masat për akomodimin e banorëve dhe në përfundim të hetimeve, Bashkia Elbasan do marrë masat përkatëse.

“Është punuar në terren pr evakuimin dhe fiksjen e zjarrit. Është bërë e mundur nxjerrja e dy trupave. Ka pasur dëmtime strukturore. Momentalisht situata në strukturë është e rrezikshme. Rrezikon të shembet kati i 5-të. Pallati nuk është i sigurt për të jetur banorët.

Masat janë marrë për akomodim për personat që nuk kishin mundësi të strehoeshin. Janë akomoduar në konvikte. Do vazhdojmë ti mbajmë të strehuar. Pas përfundimit, bashkia elbasan do marr masat përkatëse”, tha Llatja.

Reklamë

Të njëjtën gjë pohoi edhe drejtoresha e Institutit të Ndërtimit Presida Shkrepa. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se objekti ka marrë dëmtime të mëdha. Banorët që do të hyjnë për të marrë sendet personale, duhet të shoqërohen nga forcat zjarrfikëse. Shkrepa theksoi se duhet të sigurohen edhe objektet përreth, në rast shembje.

“Është një objekt i ndërtuar në vitet ’70. Dëmtimet kanë qenë të forta. Objekti është i pabanueshëm. Duhet të merren masat edhe për banorët që do hyjnë, të shoqëruar me forcat zjarrfikëse. Duhet të sigurohen edhe objektet që janë afër pallatit të dëmtuar”, tha Shkrepa.

Nga shpërthimi i djeshëm në një nga banesat e pallatit, dy persona ër fat të keq humbën jetën. Ndërkohë që evakuimi i banorëve u bë menjëherë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.