Pa tifozë në Budapest, Bjellorusi-Shqipëri luhet nën hijen e sanksioneve të UEFA-s
Kombëtarja do të luajë pa praninë e tifozëve ndeshjen e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, e programuar më 15 nëntor në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest të Hungarisë.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se takimi do të zhvillohet pa spektatorë për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë.
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të marrë më 3 mars 2022 dhe që vijon të jetë në fuqi, ekipet kombëtare dhe klubet bjelloruse duhet t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terrene neutrale dhe pa praninë e tifozëve.
Për rrjedhojë, edhe pse ndeshja do të luhet në Budapest, tifozët shqiptarë nuk do të kenë mundësi ta ndjekin përballjen nga shkallët e stadiumit.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e kuqezinjve në fazën e grupeve të UEFA Nations League, në kuadër të Grupit C1.
Pallati në Elbasan rrezikon të shembet, zjarrfikësit shoqërojnë banorët për të marrë sendet me vlerë
Cristiano Ronaldo njofton tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar (VIDEO)
Valë kërcënimesh me bombë në aeroportet evropiane, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët ushtarakë
- 11:47 Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit
- 11:44 Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg
- 11:39 Pallati në Elbasan rrezikon të shembet, zjarrfikësit shoqërojnë banorët për të marrë sendet me vlerë
- 11:37 Cristiano Ronaldo njofton tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar (VIDEO)
- 11:25 Valë kërcënimesh me bombë në aeroportet evropiane, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët ushtarakë
- 11:22 Shpërthim në një automjet në Elbasan, dyshohet se u vendos lëndë plasëse në gomë