Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë. Leja për funksionimin e trenit elektrik në Syrin e Kaltër është pjesë e verifikimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas kontrolleve të kryera të mërkurën në Sarandë. Mes ambienteve të kontrolluara është edhe banesa e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës, Elton Dauti.

Sipas informacioneve të raportuara, agjentët e BKH-së janë paraqitur në banesën e Dautit rreth orës 07:30. Në fokus të verifikimeve raportohet se është leja e miratuar nga Mirela Kumbaro, gjatë kohës kur mbante detyrën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, për ushtrimin e këtij aktiviteti turistik.

Treni elektrik është vënë në funksion në prill të vitit 2024. Verifikimet synojnë të sqarojnë procedurat e ndjekura për dhënien e lejes dhe dokumentacionin mbi të cilin është mbështetur miratimi i saj.

Deri tani nuk janë publikuar hollësi për dokumentet apo materialet që mund të jenë marrë gjatë kontrolleve. Gjithashtu, deri tani nuk ka patur asnjë reagim publik nga nënkryetari i bashkisë Sarandë Elton Dauti.

Objekti i plotë i hetimit dhe rezultatet e kontrolleve mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

Veprimet e kryera nga BKH-ja nuk përcaktojnë përgjegjësi penale dhe nuk nënkuptojnë se personat e përmendur janë marrë të pandehur.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.