Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara

5 Nëntor 2026 | 12:23

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën të enjten një konferencë të përbashkët për mediat një ditë pas publikimit të progres raportit të KE për Shqipërinë.

Në fjalën e saj ambasadorja e BE u shpreh se mesazhi i qartë i këtij progres-raporti është se Shqipëria ka ecur përpara.

“Dje KE miratoi raportin për Shqipërinë të cilin unë ja dorëzove kryeministrit, më herët ja dorëzova presidentit, Kuvendit dhe më tej shoqërisë civile. Mesazhi i këtij raporti është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara. Ky mesazh pasqyron punën e vërtetë dhe të fortë të grupit negociator, vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. SPAK ka dëshmuar pavarësi dhe ka dhënë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Përpjekjet duhet te vijojë, duhet të punohet për parandalimin e  korrupsionit”, tha ambasadorja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit

SPAK ka dhënë prentencën duke kërkuar 299 vjet burg në total për 15 të pandehurit e dosjes më të bujshme të krimit të organizuar Plumbi...
11:47 | 05/11/2026

Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg

Gjykata e Posaçme rrëzoi dy kërkesat e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për lejimin e regjistrimit dhe transmetimit live të seancave gjyqësore dhe...
11:44 | 05/11/2026

Pallati në Elbasan rrezikon të shembet, zjarrfikësit shoqërojnë banorët për të marrë sendet me vlerë

Zjarrfikësit kanë nisur shoqërimin e banorëve për të marrë sendet me vlerë nga banesat e tyre, pasi pallati në Elbasan rrezikon të shembet. Ekspertët e...
11:39 | 05/11/2026