Ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, iu përgjigj pyetjes nëse Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së në vitin 2029.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo u shpreh se ky objektiv është i mundur, por theksoi se realizimi i tij kërkon punë sfiduese, ritëm dhe zbatimin e reformave.
“Shqipëria mori dje udhërrëfyesin, ku nuk ka më gjëra të tjera shtesë, por që merr parasysh synimin e Shqipërisë dhe kalendarin që i ka caktuar vetes. Është e mundur, por është punë shumë sfiduese, sepse pjesa e fundit kërkon ritmin më të lartë që duhet t’i japësh vetes.
Nuk kam arsye për të dyshuar. Gjithçka do të varet nga ritmi, si dhe nga mënyra se si do të miratohen dhe zbatohen reformat. Është e rëndësishme që ky të jetë synimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha ambasadorja.