Protestat në Tiranë, ambasadorja e BE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, krijoni hapësirë për dialog
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, bëri thirrje në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama që institucionet të krijojnë hapësirë për dialog për të adresuar pakënaqësitë popullore të shprehura përmes protestave në Tiranë.
Moreira de Sousa u shpreh se dhuna nuk ka vend një demokraci dhe çdo reagim ndaj akteve të dhunës duhet të mbetet proporcional dhe në përputhje me ligjin.
“Ishin shqetësimet mjedisore ato që nxitën protestat paqësore të majit, që më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkonte transparencë dhe llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë. Protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, por në këtë jetë demokratike dhuna nuk ka vend dhe çdo reagim ndaj akteve të dhunës duhet të mbetet proporcional dhe në përputhje me ligjin. Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike. Pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut të mirëfilltë, ndërsa ajo që u takon institucioneve demokratike është të krijojnë hapësirën e nevojshme për këtë dialog”, tha ambasadorja e BE.
Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara
Rama për protestat: Dhuna duhet ndëshkuar, pretendimet për tejkalim të forcës nga policia duhen shqyrtuar
Ambasadorja e BE i dorëzon progres-raportin, Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave
- 12:23 Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara
- 12:21 Rama për protestat: Dhuna duhet ndëshkuar, pretendimet për tejkalim të forcës nga policia duhen shqyrtuar
- 12:09 Ambasadorja e BE i dorëzon progres-raportin, Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave
- 12:07 Pa tifozë në Budapest, Bjellorusi-Shqipëri luhet nën hijen e sanksioneve të UEFA-s
- 11:47 Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit
- 11:44 Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg