Kryesore

Ambasadorja e BE-së mesazh qeverisë për protestat: Dhuna, s’ka vend në botën demokratike

12:53 - 05.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë.

Duke u ndalur te protestat që po mbahen në vend, ku kërkohet dorëheqja e Ramës, ajo tha se ato u nxitën fillimisht nga çështjet mjedisore, por më pas u shoqëruan edhe me kërkesa më të gjera, si lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i qeverisjes.

“Ishin çështjet mjedisore ato që nxitën protestat, që u shoqëruan me lëvizje më të gjera, luftë kundër korrupsionit, qeverisje më të mirë. Protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, por në këtë jetë demokratike nuk ka vend dhuna. Çdo reagim dhune duhet të mbetet proporcional. Por e përsëris, dhuna nuk ka vend në jetën demokratike të vendit. Pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut. U takon institucioneve që të krijojnë kushtet për zhvillimin e dialogut demokratik. Dje Shqipëria mori progres-raportin, ku nuk mori kushte të reja.”, tha ajo.

Sa i përket progres-raportit, ambasadorja bëri të ditur se Shqipëria nuk ka marrë kushte të reja në këtë fazë të procesit të integrimit evropian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.