Kryeministri Edi Rama mohoi edhe njëherë tjetër atë që vetë kishte thënë dhe propaganduar në ditët e para të fillimit të protestave, kundër regjimit të tij në Tiranë.
Gjatë konferencës së përbashkët me Ambasdoren e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Rama mohoi akuzat e tij në drejtim të Iranit apo Rusisë për protestat që përfshinë Tiranën, duke u shprehur se nuk e kishte thënë ai apo ndonjë përfaqësues i institucioneve shqiptare një gjë të tillë, por e kishtë thënë një personalitet francez para pak ditësh.
Rama: Unë e di që është e lehtë të bësh ironi me përfshirjen e aktorëve të huaj, por përfshirja e aktorëve të huaj në protestën nga qershori deri në ditën e sotme është reale. Dhe nuk isha unë apo një përfaqësues i institucioneve tona, por ishte një personalitet e mirënjohura të Francës për ndërhyrjet malinje në vendet demokratike, që para pak ditësh tha shprehimisht se Shqipëria ka qënë pjesë e kësaj lufte hibride. Unë nuk kam thënë kurrë që protestat e organizoi Irani, por kam thënë që duart e regjimit kriminal të Teheranit janë atje në bulevard. Dhe janë me fakte. Dhe çuditërisht ushtria dixhitale iraniane e identifikuar prej nesh si shumë aktive në shpërndarjen e videove me zogj, u shfaq aktive në goditjen që iu bë Parisit dhe këto janë fakte. Shkaku është këtu patjetër. Detyra jonë është të adresojmë shkakun. Por nga ana tjetër të jemi të vetëdijshëm çfarë po bëjmë, të dëgjojmë njeri-tjetrin, të shohim faktet, të pranojmë reciprokisht kush ka dhe nuk ka të dretjë për këtë apo atë, në vend që të gëzohemi për viralitetin e atyre videove tona ndërhyrja e atyre që nuk e duan Shqipërinë të fokusohet këtu, që 2027 të mbyllet me sukses për Shqipërinë.
Ja dhe momenti kur Rama akuzonte Iranin për fillimin e protestave në Tiranë:
© SYRI.net
PD çon në ‘Kushtetuese’ rrëzimin e kërkesës nga PS, për Komisionin Hetimor për KAYO-n
Rama shfaqet i tërbuar: Akuzat e Veliajt janë zhurma, shqiptarët fatkeqësisht s'e shohin progresin tim
Ambasadorja e BE-së mesazh qeverisë: Protestat nisën për arsye mjedisore dhe u shndërruan në lëvizje kundër korrupsionit