Ekipet e Zjarrfikëses, Emergjencave Civile, Policisë Bashkiake dhe Shërbimit Social janë në terren, duke asistuar banorët për të kryer në mënyrë të sigurt lëvizjen drejt banesave të tyre, me qëllim tërheqjen e sendeve personale dhe atyre me vlerë.
Pas vlerësimit të kryer nga specialistët e Institutit të Ndërtimit, pallati është shpallur i pabanueshëm dhe është rekomanduar shembja e tij. Specialistët kanë përcaktuar gjithashtu se hyrja në banesa do të kryhet vetëm në rastet kur është teknikisht e mundur dhe nën mbikëqyrje, duke lejuar lëvizje të kontrolluara të banorëve për të tërhequr vetëm sendet e domosdoshme.
Të gjitha veprimet po kryhen në koordinim me strukturat përgjegjëse, duke pasur si prioritet sigurinë e banorëve.

