“Vdiqa dhe u ngjalla prapë”, rrëfimi tronditës i vajzës që u zgjua nga koma: Ja çfarë pash në parajsë
Vdekja klinike është një gjendje në të cilën zemra ndalon së rrahuri dhe personi ndalon së marrë frymë normalisht. Si pasojë, gjaku nuk qarkullon më dhe truri nuk furnizohet me oksigjen.
Megjithatë, vdekja klinike nuk do të thotë domosdoshmërisht se personi ka vdekur në mënyrë të pakthyeshme.
E tillë është edhe historia e Saranda Teresa Bruno, e cila ka rrëfyer me detaje jetën e saj pas një aksidenti të rëndë, që nga parandjenja rreth një muaj më parë, e deri tek momenti kur ajo ishte në komë.
Në një intervistë për emisionin Mes’dritë, Saranda rrëfen se gjatë kohës që ishte në koma, u takua në një kopsht me lule të bukura me gjyshërit, babain dhe xhaxhain që i kanë ndërruar jetë. Ajo më pas shton se ka ndjerë praninë e Jezu Krishtit, Shën Maries dhe Shën Nënë Terezës, e cila i jepte ujë për t’i shuar etjen.
Rrëfimi i veçantë i Saranda Teresa Bruno:
Unë e përjetova vdekjen. Një muaj para se të më ndodhte aksidenti tragjik në Zvicër, unë kisha imazhet e babit tim të ndjerë, të axhës që vinin dhe më thonin se nuk mund të bënin më shumë për mua.
Në një moment i thash motrës që të preva biletën dhe i thash ose hajde ose jo, unë do vdes. Burri i motrës i thotë që Saranda ka parandjenja dhe shko. Motra erdhi dhe 1 javë kemi dalë dhe u kënaqëm në 21 mars 2012 kaluam pranë varrezave dhe i thash motrës nëse më ndodh gjë më varrosni këtu. Në 22 mars përcolla motrën. Në 23 shkova pash një film që fliste për një person që ishte në karrocë dhe i thash mikut tim, nëse më ndodh diçka, unë asnjë minutë nuk do rri në karrocë.
Në 24 mars bëra provimin dhe u thash profesorëve që nuk mund të rri më shumë se kam punë në kompani dhe mora makinën Smart për tu kthyer. Telefonatën e fundit e kam pasur me një mi dhe i kam thënë do bëj sot darkën me karkaleca deti sepse përfundova provimin. Në 12:30 kam folur dhe në 12:48 isha në autostradë dhe kam bërë 3 rrotullime. Në rrotullimin e 4-tërt makina ime gjendet në rrugë. Pas meje në autostradë ishin ambulanca dhe zjarrfikëset.
Më kanë mobilizuar dhe më nxorrën të pavetëdijshme nga makina. Truri im ka qëndruar 3 minuta pa oksigjen.
Në këtë moment kam ndjerë prezencën e dy engjëjve që morën shpirtin time ngritën lart më dërguan në një kosht, po them kopshti i Adamit dhe Evës, ishte shumë i bukur dhe në një moment gjendem në kopshtin e gjyshit tim në Podujevë.
Aty më dalin dy gjyshërit e mi, hapin varrin tim, vjen babi, vjen axha, dhe engjejt më shtrijnë përballë një drite që ishte shumë e fortë dhe nuk arrija të shihja çfarë kishte pas saj dhe koka ime mbështetet në prehrin e Jezusit, në krah të djathtë kisha Shën Marian dhe në krahun e majtë kisha Shën Nënë Terezën që i thosha kam etje. Gjatë kohës që isha në koma, ajo më hiqte etjen me ujin që e merrte tek drita e bardhë.
Unë ngela tetraplegjike A as shpresë dhe në koma, pas një operacioni që zgjati 3 ditë. Kur mjeku u thotë familjarëve që nuk ka asnjë shans të dalë nga koma, motrat e mia i përgjërohen mjekut dhe i thonë ti lënë 10 minuta kohë të përshëndeten me mua dhe aty ishin nëna ime dhe vajza ime 6 vjeçe. 1 në 1 milion mund të dilte nga koma dhe nuk do u njoh më.




