• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

by A R
05/11/2026 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027 në Komisionin Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

Gjatë fjalës së tij, Gonxhja bëri të ditur se buxheti i përgjithshëm për turizmin, kulturën dhe sportin për vitin 2027 parashikohet të jetë 7.65 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 2.74 miliardë lekë janë parashikuar për investime publike në trashëgimi, art dhe rini.

Një nga zërat kryesorë të projektbuxhetit është trashëgimia kulturore, për të cilën parashikohen 2.08 miliardë lekë. Sipas ministrit, kjo përfaqëson një rritje prej 80% krahasuar me vitin paraardhës dhe katërfishim të fondit të investimeve.

Gjatë vitit 2027, ndërhyrjet do të përqendrohen edhe në Rrjetin Kombëtar të Muzeve, ku janë parashikuar investime në 10 objekte prioritare. Në këtë program përfshihen Muzeu i Pavarësisë, Muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe Muzeu i Artit Bizantin.

Një tjetër projekt është Parku Arkeologjik Bylis-Klos, ku investimi prej 6.2 milionë eurosh parashikon përfundimin e qendrës së re multifunksionale gjatë vitit 2027. Po ashtu, do të nisë programi për restaurimin e 30 banesave monument kulture në Gjirokastër, Berat dhe Shkodër.

Në fushën e artit dhe kulturës, projektbuxheti parashikon 3.37 miliardë lekë, nga të cilat 1.5 miliardë lekë janë për investime. Sipas Gonxhes, gjatë vitit 2027 pritet të përfundojnë punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Për Galerinë Kombëtare parashikohet dyfishimi i hapësirave të ekspozimit dhe trefishimi i hapësirave të ruajtjes së veprave të artit. Ndërkohë, për institucionet publike të artit janë parashikuar mbi 200 milionë lekë financim që në fillim të vitit, me synim rritjen e autonomisë programore dhe të prodhimit artistik.

Ministri njoftoi gjithashtu krijimin e Fondit Kombëtar për Artin. Ky mekanizëm i ri do të shërbejë për blerjen e veprave të artit, mbështetjen e krijimtarisë dhe pasurimin e koleksioneve publike, përmes kursimeve nga tenderat.

Në kuadër të investimeve në institucionet kulturore, Gonxhja bëri të ditur se shtatë kinema publike parashikohet të rikthehen në funksion gjatë vitit 2027.

Një tjetër drejtim i projektbuxhetit është transformimi digjital i turizmit. Për këtë qëllim parashikohet zhvillimi i platformës eVisitor, një aplikacioni kombëtar turistik dhe sistemit të biletarisë elektronike për sitet e trashëgimisë kulturore.

Gonxhja bëri të ditur edhe rritjen e numrit të punonjësve në institucionet e kulturës. Sipas tij, gjatë periudhës 2026-2027 parashikohen 106 punonjës më shumë, ndërsa 70 pozicione të reja do të hapen vetëm gjatë vitit 2027.

Në fund, ministri u ndal edhe te investimet e realizuara në trashëgiminë kulturore gjatë viteve të fundit, duke theksuar se në periudhën 2024-2026 janë shtuar 15 zona të reja në hartën e mbrojtjes së trashëgimisë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In