Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar, i identifikuar si Adem Mara, ka pësuar djegie të rënda në trup.
Sipas dyshimeve paraprake, vajza e tij, 43-vjeçarja Majlinda Mara, e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Pas ngjarjes, i moshuari është transportuar drejt Tiranës, ku po merr trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Burime nga QSUT-ja bëjnë me dije se 89-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje stabël, pavarësisht djegieve të pësuara.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e saj mbeten ende të paqarta. Hetimet pritet të zbardhin se çfarë ka ndodhur dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.
