Dy operacione kundër transportimit të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian janë zhvilluar brenda 24 orëve në Gjirokastër. Si rezultat tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Operacionet e koduara ‘Zona 01’ dhe ‘Zona 02’ janë finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë.