Rusia mohon përfshirjen në sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve të supermarketeve evropiane

5 Nëntor 2026 | 15:11

Zëdhënësi i Kremlinit mohoi të enjten se Rusia kishte ndonjë përfshirje në sulmet kibernetike që kanë goditur frigoriferët e supermarketeve, duke i quajtur akuzat “absurde “.

Dmitry Peskov tha se akuzat për përfshirje ruse ishin “të pabaza ”, sipas raporteve të mediave ruse. Ai shtoi se akuza të tilla “tani janë një trend i përsëritur në vendet evropiane ”.

Frigoriferët e supermarketeve kanë qenë objektiva të sulmeve kibernetike në disa vende evropiane javët e fundit, duke i detyruar shitësit me pakicë të hedhin ushqimet e freskëta dhe të ngrira që kishin filluar të shkriheshin.

Rusia mohon çdo përfshirje në incident. Sulmet goditën edhe qendrat franceze të dhurimit të gjakut, megjithatë agjencia kompetente franceze siguroi se furnizimet me gjak nuk u prekën.

Edhe pse grupet e hakerëve pro-rusë morën përgjegjësinë për sulmet të mërkurën, ata më vonë i fshinë postimet përkatëse, sipas BBC-së.

Ndërkohë, një raport nga firma e mbrojtjes kibernetike Sekoia vuri në dukje se “aktorët e lidhur me Iranin kanë një histori të provuar” të sulmeve kundër supermarketeve, përfshirë në SHBA dhe Izrael.

Deri më tani, autoritetet përkatëse të sigurisë kibernetike në vendet e prekura nga sulmet nuk ia kanë atribuuar publikisht përgjegjësinë një autori specifik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani kërcënon me sulme përtej Lindjes së Mesme: A rrezikohet Evropa?

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer kërcënime për javë të tëra, ani pse po vazhdojnë përpjekjet diplomatike. Megjithatë, mundësia e një përshkallëzimi ushtarak pas...
14:32 | 05/11/2026

Erdogan për zgjedhjet në SHBA: Rezultatet do të kenë një ndikim pozitiv në rajonin tonë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, komentoi rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar se ato “do të kenë një...
13:43 | 05/11/2026

Kina kërcënon BE-në me kundërmasa nëse Brukseli kufizon aksesin e saj në tregun evropian

Ambasadori i Kinës në Bashkimin Evropian, Cai Run, ka paralajmëruar se Pekini do të ndërmarrë kundërmasa nëse Brukseli miraton kufizime tregtare që prekin interesat kineze....
13:40 | 05/11/2026