Haxhiu vendos në ulëset e ministrave fotografi të uniformave të dëmtuara: Policët presin prej pesë vjetësh pajisje të reja

Fotografi të uniformave të dëmtuara të Policisë së Kosovës u vendosën mbi karriget e ministrave në Kuvend nga deputetja Teuta Haxhiu, në një veprim simbolik për të tërhequr vëmendjen ndaj gjendjes së tyre.

Haxhiu ngriti shqetësimin për kushtet me të cilat përballen zyrtarët policorë dhe tha se ata presin uniforma të reja që nga viti 2021. Sipas saj, shumë policë i kanë treguar se i mbajnë uniformat për 12 orë dhe se, kur i heqin në mbrëmje, gjendja e trupit të tyre është e rëndë. Ajo e cilësoi pamjen të trishtueshme, përmendi ankesat e të rinjve dhe pyeti se çfarë do të ndodhte nëse ministri do ta mbante një uniformë të tillë qoftë edhe për një ditë.

Të lidhura

None found

Pas këtij veprimi, deputetja i drejtoi një pyetje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai nuk mori pjesë në seancën e sotme, pasi ndodhet për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Uniformat e zyrtarëve policorë nuk janë zëvendësuar prej pesë vjetësh për shkak të dështimit të tenderëve.


Shtuar më 5.11.2026 15:54

Quantcast
güvenilir bahis siteleri