VIDEO/ Alen Vukaj shënon një gol spektakolar ndaj Interit U19, reagon klubi kampion i Serie A

Alen Vukaj, talenti i Shqipërisë U19, realizoi një gol që të kujton video-lojën “Play Station” në përballjen Feyenoord U19 – Inter U19 për UEFA Youth League. Ndeshja përfundoi 3 – 1 në favor të skuadrës holandeze.

Sulmuesi i majtë e mori topin pranë vijës anësore, kaloi me driblim çdo kundërshtar që i doli përpara dhe shënoi golin e vetëm të Interit U19. Aksioni i tij tërhoqi edhe vëmendjen e kampionëve të Serie A.

Të lidhura

None found

Interi publikoi videon e golit të Vukaj, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Mbyllë sytë dhe do ta humbasësh… çfarë goli! Vukaj shënon një gol absolutisht mahnitës…”


Shtuar më 5.11.2026 16:01

Quantcast
güvenilir bahis siteleri