AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BE kërkon vlerësimin e projektit të Zvërnecit sipas standardeve europiane

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja e BE-së tha se ndryshimet e vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura dhe zgjatjet e përsëritura në ligjin për investimet strategjike kanë sjellë përkeqësim të natyrës.

Blerina GjokaBlerina GjokangaBlerina Gjoka
21 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
rama de sousa
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa gjatë konferencës për shtyp më 5 nëntor 2026. Foto: LSA.

Bashkimi Europian i kërkon qeverisë shqiptare që të shfuqizojë ndryshimet ligjore në ligjin për Zonat e Mbrojtura, që i hapën rrugën projektit të ndërtimit në zonë e Zvërnecit, dhe që u bë shkak për shpërthimin e protestave qytetare kundër qeverisë prej majit të këtij viti.

Po ashtu, BE kërkon që projekti i lidhur me dhëndrin e Presidentit Trump të rivlerësohet sipas standardeve europiane.

Të dy kërkesat u artikuluan të enjten në Tiranë nga ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama me rastin e dorëzimit të ‘Progresraportit 2026’ të Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Raporti i Komisionit Europian evidenton se përparimi në fushën e mjedisit ka qenë i kufizuar dhe se ndryshimet ligjore kanë dobësuar garancitë për mbrojtjen e natyrës.

“Raporti konstaton se ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe zgjatjet të përsëritura të ligjit për investime strategjike kanë sjellë përkeqësim të mbrojtjes së natyrës. Dispozitat që bien ndesh me njëra-tjetrën duhet të shfuqizohen, ndërsa projektet madhore përfshirë atë të planifikuar në Zvërnec, do të vlerësohen përkundrejt standardeve të BE-së,” tha De Sousa.

Shfuqizimi i dispozitave që i hapin rrugë betonizimit të zonave natyrore të mbrojtura u kërkua dhe nga një rezolutë e Parlamentit Europian në verë, por qeveria deri më tani nuk ka dhënë asnjë shenjë se kjo do të ndodhë, ndërsa Rama këmbëngul që projekti i Zvërnecit do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve.

Ndërkohë, një projektligj i ri i qeverisë “Për Investimet”, që shfuqizon ligjin kontrovers të Investimeve Strategjike, kritikohet se ruan në thelb të njëjtat mekanizma privilegjuese për përfitimet publike.

Sipas ambasadores, Komisioni Europian dhe autoritetet shqiptare janë duke bërë konsultime në lidhje me këto çështje.

Qëndrimi i Brukselit vjen në një kohë kur projekti turistik në zonën e Zvërnecit dhe Nartës, një hapësirë natyrore e paprekur prej shekujsh, është kthyer në një nga çështjet kryesore të debatit mjedisor dhe politik në vend.

Rrethimi i plazhit me tela me gjemba nga një kompani private në maj shkaktoi kundërshti tek banorët dhe organizatat mjedisore fillimisht e më pas nxiti protesta qytetare masive me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”.

Duke cituar formulimet në raportin e Komisionit, De Sousa tha se mobilizimi qytetar lidhej fillimisht me shqetësimet mjedisore.

“Protestat më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkonte transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë,”shtoi ajo.

Nga ana tjetër, ambasadorja dënoi dhunën në protestat e fundit, por kërkoi që reagimi i autoriteteve ndaj akteve të dhunës të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.

Ajo theksoi që pakënaqësitë qytetare duhet të trajtohen përmes dialogut dhe se institucionet demokratike kanë përgjegjësinë të krijojnë hapësirën e nevojshme për të.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij pranoi se përveç përparimit, raporti ngrinte dhe “shqetësime serioze” për funksionim e institucioneve demokratike, mbikëqyrjen parlamentare, lirinë e medias, mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e konsultimit publik, por nuk i ceku në fjalën e tij ligjet kontraverse për të cilat BE i kërkon të bëjë një hap pas.

Në lidhje me protestat, ai pranoi se kërkesat duhet të dëgjohen dhe se qeveria ka detyrimin të adresojë shkaqet e pakënaqësive, por përsëriti pretendimet për ndërhyrje të Iranit. Po ashtu bëri paralajmërime për gjoba dhe ndjekje penale për protestuesit, që sipas tij bllokonin rrugët  e kundërshtonin me dhunë policinë.

 

Etiketa: Edi RamaLigji per investimet strategjikeLigji per zonat e mbrojturaProjekti i ZvërnecitSofia Moreira de Sousa
Tjetri
studentet ne gjk

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës

studentet ne gjk

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës

16:47 | 05/11/2026
rama de sousa

BE kërkon vlerësimin e projektit të Zvërnecit sipas standardeve europiane

16:26 | 05/11/2026
drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së inteligjencës artificiale

Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale

06:39 | 05/11/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

18:01 | 04/11/2026
Hapja e kapitujve me BE, një proces më i mirë në letër se sa në praktikë

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

17:08 | 04/11/2026
whatsapp image 2026 11 02 at 3.01.44 pm

Policia gjobit edhe 36 protestues të tjerë për bllokim rruge

15:35 | 04/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.