Analisti Ylli Pata thotë se protestat që përfunduan me dhunë në Tiranë nuk kishin lidhje me studentët, por ishin pjesë e një operacioni tjetër, ku sipas tij u përfshinë edhe elementë të Partisë Demokratike.
Në emisionin “Studio Live” në Report TV, Pata e cilësoi dhunën si një metodë të dëshpëruar dhe u shpreh i bindur se ajo nuk mbështetet nga Perëndimi.
Sipas tij, protesta ishte një shans i humbur për t'u kthyer në një lëvizje politike që mund të sillte ndryshim qeverie. Ai kritikoi edhe pritshmëritë e Sali Berishës ndaj Donald Trump, duke kujtuar deklaratën se presidenti amerikan do të arrestonte Edi Ramën në Surrel.
"Tashmë është e qartë që protestat që dogjën Tiranën nuk kishin lidhje as me studentët e as me protestën. Ishte një operacion tjetër që ccuditërisht ka pasur brenda edhe elementë të opozitës PD. Dhuna është një element, metodë e dëshpëruar. Jam i bindur që perëndimi nuk e mbështet dhunën. Protesta ka qenë një lëvizje politike. Flamingot kanë qenë një lëvizje me regji nga amerika dhe Europa ku më shumë ishte një strategji komunikimi e bërë nga mjeshtra dhe strategë politikë ku pa dyshim ne pamë CNN, Reuters. Ne pritëm që kjo protestë të kthehej në ngjizje por se arriti dot. Ishte një shans i humbur. Ne skemi nevojë për revolucion por për ndryshim qeverie. Ku kishte më të fuqishëm se Trump? Kapi presidentin e Venezuelës në shtëpinë e vet dhe sulmoi Iranin. Berisha tha se do vijë Trump për 3-4 muajë dhe do arrestojë Ramën në Surrel. Sot Donald Trump është shah mat!” tha Ylli Pata.










Komente
Komento