Sport

Kategoria Superiore/ Java e 11-të luhet më 7 & 8 nëntor, ja kalendari!

Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të, që do të zhvillohen më 7 dhe 8 nëntor, me pesë përballje në program.

Java do të nisë të shtunën me dy ndeshje në orën 13:30, ku Laçi do të presë Partizanin, ndërsa Tirana do të përballet me Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në orën 18:30, Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj AF Elbasanit, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të dielën, vëmendja do të zhvendoset te dy sfidat e fundit të kësaj jave. Dinamo City do të përballet me Skënderbeun në orën 16:00, ndërsa kryesuesja Egnatia do të presë Vorën në “Egnatia Arena”, në orën 18:30.

LEXO EDHE: Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 10-të, Mislav Karoglan shpallet trajneri më i mirë

Pas 10 javësh kampionat, Egnatia kryeson renditjen me 24 pikë, e ndjekur nga Teuta me 20 dhe Dinamo City me 17 pikë. Çdo përballje e kësaj jave merr rëndësi në vijimësinë e garës, si për skuadrat që synojnë kreun, ashtu edhe për ato që kërkojnë të ngjiten në renditje.

Abissnet Superiore, java e 11-të
KF Laçi – Partizani, 07.11.2026, 13:30, stadiumi “Laçi”

Tirana – Teuta, 07.11.2026, 13:30, stadiumi “Selman Stermasi”

Vllaznia – AF Elbasani, 07.11.2026, 18:30, stadiumi “Loro Boriçi”

Dinamo City – Skënderbeu, 08.11.2026, 16:00, stadiumi “Skënderbeu”

Egnatia – FK Vora, 08.11.2026, 18:30, stadiumi “Egnatia Arena”

LEXO EDHE: Disiplina nuk kursen askënd, gjoba dhe pezullime për Elbasanin, Tiranën e Dinamon

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.