Të shtëna me armë zjarri në një zyrë postare në SHBA, tre të plagosur! Arrestohet i dyshuari (VIDEO)
Një alarm u dha në qytetin Des Moines , Iowa, në SHBA të enjten në mëngjes pas një incidenti me të shtëna në një zyrë postare pranë qendrës së qytetit, që rezultoi në plagosjen e tre personave.
Sipas policisë, tre të plagosurit u transportuan në spital, ndërsa një i dyshuar u vu në pranga pak metra larg ndërtesës ku ndodhi incidenti.
“Morëm disa telefonata nga persona që ndodheshin brenda zyrës postare, të cilët raportuan se dikush po qëllonte me armë në katin e dytë”, deklaruan autoritetet për gazetarët.
Sipas vlerësimeve paraprake, plagët e tre viktimave nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e të dyshuarit dhe të personave të plagosur.
Zyra postare ndodhet në veri të qendrës së Des Moines, rreth 1.6 kilometra larg Kapitolit të Ajovës, ku janë të vendosura institucionet legjislative të shtetit.
Të shtëna me armë në Turqi, 7 viktima dhe një i plagosur! Autori në kërkim
Bill Gates zbulon 4 profesionet që do t’i rezistojnë inteligjencës artificiale
Putini pret në Kremlin sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit
- 18:07 Të shtëna me armë në Turqi, 7 viktima dhe një i plagosur! Autori në kërkim
- 17:56 Bill Gates zbulon 4 profesionet që do t’i rezistojnë inteligjencës artificiale
- 17:55 Zgjati kontratën me Bayern, Kane: Duam të dominojmë në Gjermani, por të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve
- 17:43 Putini pret në Kremlin sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit
- 17:40 Presidenti i Paraguait, Santiago Pena jep dorëheqjen
- 17:33 Parlamenti grek miraton taksën prej 10% mbi fitimet nga kriptomonedhat