“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

5 Nëntor 2026 | 20:51

Shtëpia e Bardhë ka ndarë një mesazh të ri për amerikanët teksa ka shpërndarë një video të presidentit amerikan, Donald Trump në vesionin Lego. Në video shihet Trump me një kapele të kuqe ku shkruhet se ai mbetet president i Shteteve të Bashkuara, pavarësisht humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.

Shtëpia e Bardhë e paraqet Donald Trumpin të dixhitalizuar dhe si një superhero në një mini-lojë video, me komentin “është e rrezikshme të dalësh atje, merre këtë me vete”.

Presidenti amerikan shihet duke vrapuar në një pistë ndërsa një tekst përmend atë që ai ka arritur në mandatin e tij deri më tani, siç është rënia e çmimeve të ilaçeve, por edhe ulja e emigracionit të paligjshëm në vend, të paktën siç pretendon stafi i Shtëpisë së Bardhë.

Pamja e fundit e videos tregon Presidentin Trump duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv në Zyrën Ovale me mesazhin: “Presidenti Trump po punon shumë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

SHBA-të vendosën të enjten sanksione ndaj tetë subjekteve, dy individëve dhe pesë cisternave të naftës të lidhura me Kubën, duke shënuar masat e fundit në...
20:52 | 05/11/2026

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

Katër persona, përfshirë një grua dhe një djalë 12-vjeçar, u vranë të enjten në sulmet ajrore dhe të shtënat izraelite në Rripin e Gazës, thanë...
20:43 | 05/11/2026

Guvernatori Newsom zëvendëson më shumë se 500 dënime me vdekje në Kaliforni

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka ndryshuar dënimet me vdekje për më shumë se 500 persona, një veprim që siguron që ata të mos mund...
20:42 | 05/11/2026