Pas reagimit të gazetarit të Euronews, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë
Pak muaj më parë, gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, solli në vëmendje historinë e Fatjonit, 10-vjeçarit me sindromën Down dhe epilepsi, i cili përballej edhe me probleme në ecje dhe komunikim.
Fatjoni jetonte me gjyshërit në një banesë në gjendje të rënduar, ndërsa familja përballej me vështirësi të mëdha ekonomike dhe mungesë të kushteve bazë të jetesës.
Pas publikimit të rastit dhe reagimit të gazetarit, institucionet dhe bizneset janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë familjes.
Sot, në banesën e familjes Braho ka nisur puna për rikonstruksionin e shtëpisë. Punimet po kryhen me kontributin e kompanive dhe qytetarëve që kanë ofruar materiale dhe punë vullnetare, ndërsa familja është mbështetur gjithashtu me shportë ushqimore dhe ndihmë ekonomike.
Rasti i Fatjonit ka sjellë një tjetër rezultat konkret të ndërthurjes së gazetarisë me problematikat sociale. Pas publikimit të historisë së tij në Euronews Albania dhe në rrjetet sociale, familja nuk është më e vetme përballë vështirësive.
Ndërkohë, një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me vetë Fatjonin. 10-vjeçari tashmë ndjek çdo ditë shkollën speciale, ku merr shërbime rehabilituese, kujdes shëndetësor dhe ushqimor.
Sipas familjarëve, gjendja e tij ka shënuar përmirësim dhe ai po përfiton nga trajtimi dhe kujdesi që merr çdo ditë.
Rikonstruksioni i banesës pritet të vijojë edhe me mobilimin dhe plotësimin e nevojave të tjera të familjes.
Nga një shtëpi që rrezikonte të shembej dhe një familje që përballej me mungesën e kushteve minimale, sot historia e Fatjonit po merr një tjetër drejtim.
Një denoncim, reagimi i institucioneve, ndihma e bizneseve dhe solidariteti i qytetarëve kanë bërë që një familje në nevojë të mos mbetet më vetëm.
Berisha dhe Rama janë njësoj? Ish-Kryeministri: Mashtri i madh sa mali i Dajtit
Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm
Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor
- 21:53 Gjykata: Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete për të deportuar iranianët edhe pse lufta vazhdonte
- 21:37 Teherani pretendon rrëzimin e dy dronëve amerikanë mbi ishullin Qeshm në Hormuz
- 21:31 Të akuzuar për trafik droge, ekzekutohen 5 persona në Arabinë Saudite
- 21:28 Zelensky, apel Spanjës dhe Amerikës Latine për të mbështetur sistemin energjetik të Ukrainës
- 21:19 Berisha fton publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës
- 21:12 Berisha dhe Rama janë njësoj? Ish-Kryeministri: Mashtri i madh sa mali i Dajtit