Egnatia, trajneri Dede: Gabuam tek pikat e forta
Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, në prononcimin e tij të dhënë për “Studio Europa” në RTSH, ka analizuar humbjen 2-0 të pësuar në Rumani përballë Universitatea Craiova në Confeence League.
“Vuajtëm intesistetin e ndeshjes, por dhe të kundërshtarit. Gabuam tek pikat e forta ku kishim marrë masat. Më vjen keq për nervozitetin e Bitrit, ndoshta me pa të drejtë kartoni i dytë i verdhë. E dinim që kishim kundërshtar shumë të fortë dhe agresiv. Mund të bënim më mirë në pjesën e parë, që mbylli historinë e ndeshjes”.
“Loja nga krahët, krosimet ishin pikat e tyre të forta. Duhet t’i japim merita dhe kundërshtarit, pavarësisht gabimeve tona, na mungonin Gruda dhe Sota, kjo sjell performancë me luhajte. Në përgjithësi dua ta shikoj në këndvështrimin pozitiv. Duhet të reagonim, nuk ishim 100 % në lojën tonë. Nuk dolëm sa duhet në lojën tonë”.
“Duhet të japim zgjidhje dhe të gjejmë formën e duhur për të marrë maksimumin në ndeshjet në shtëpi. Të shikojmë si do të bëhemi efikasës dhe të shkojmë drejt golit. Është ndeshja e dytë ne Europë që nuk shënojmë. Kundërshtarit duhet t’i japim dorën dhe të shikojmë përpara”.
“Të shikojmë përpara, kampionati është shumë i rëndësishëm për ne, kemi përballë Vorën që meriton një vlerësim jo maksimal, por super maksimal”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



