Aksident në Ali Dem, përplasen motori dhe makina, ambulanca mbërrin me vonesë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.11.2026, 08:01

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku janë përplasur një motor dhe një automjet. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje rreth 20 minuta pas aksidentit. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në ngjarje apo nëse ka të plagosur.

Ndërkohë, priten detaje të tjera nga Policia e Tiranës për dinamikën e aksidentit, shkaqet e përplasjes dhe gjendjen e personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit