Përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm, shkak Balluku dhe mënyra si qeveria i trajton protestat/ DW: Korrupsion sistemik brenda qeverisë!

Komisioni Evropian, beson se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit në vitin 2027. Për ekspertin Milan Nič, fundi i vitit 2028 është një afat më realist dhe më i besueshëm, pasi miratimi i reformave në letër nuk mjafton për t’u anëtarësuar në BE.

Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian e vendos Shqipërinë pas Malit të Zi, mes vendeve që kanë përparuar më shumë në procesin e zgjerimit.

Të lidhura

None found

Shqipëria i ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave, ndërsa katër prej tyre i ka mbyllur përkohësisht. Sipas Brukselit, përfundimi i negociatave në vitin 2027 është një synim ambicioz, por i arritshëm nëse vijojnë reformat dhe dialogu politik.

Milan Nič, ekspert i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP), i tha DW-së se dëshira e qeverisë shqiptare për t’i mbyllur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027 është tepër ambicioze. Ai e sheh fundin e vitit 2028 si një objektiv më të mundshëm për t’u realizuar.

Arsyeja e parë, sipas Nič, është koha që kërkon zbatimi i reformave. Shqipëria ka përparuar shpejt në hapjen e negociatave, por, ndryshe nga Mali i Zi, që ka pasur vite për të përgatitur administratën, asaj i duhet të plotësojë shumë kërkesa në një periudhë më të shkurtër.

Ndryshimi i mënyrës së funksionimit të shtetit dhe përshtatja me rregullat e BE-së, thekson ai, nuk arrihen vetëm duke rishkruar ligjet.

Arsyeja tjetër lidhet me besimin e shteteve anëtare. Një proces i nxituar mund t’i bëjë ato të dyshojnë nëse reformat janë zbatuar vërtet. Për këtë arsye, Nič e konsideron besueshmërinë po aq të rëndësishme sa shpejtësinë.

Pikërisht besueshmëria e përparimit të Shqipërisë ka ngritur pikëpyetje. Burime diplomatike të DW-së në Berlin thonë se çështja Balluku, protestat dhe reagimi i qeverisë ndaj tyre kanë sjellë një vlerësim më skeptik sesa ai që pasqyrohet në raportin e Komisionit Evropian.

Komisioni vlerëson reformën në drejtësi dhe hetimet e SPAK-ut për korrupsionin e nivelit të lartë. Megjithatë, Arnisa Tepelija, studiuese e shtetit të së drejtës në organizatën Democracy Reporting International në Berlin, thotë se toni i raportit është shumë më pozitiv se gjendja reale në terren.

Tepelija, e cila ka punuar edhe në projekte të BE-së kundër korrupsionit në Shqipëri, i njeh rezultatet e reformës në drejtësi dhe punën e SPAK-ut.

Por ajo kërkon që Bashkimi Evropian të mos ndalet te hetimet individuale: nëse ato zbulojnë korrupsion sistematik brenda qeverisë, edhe përgjigjja e BE-së duhet ta trajtojë problemin në mënyrë sistematike.

Sipas burimeve të DW-së, këto çështje diskutohen si në Berlin, ashtu edhe në Bruksel, por pas dyerve të mbyllura. Tepelija e vë në dyshim këtë mënyrë veprimi, sepse, sipas saj, një diplomaci e tillë mund t’u shërbejë më shumë qeverive sesa qytetarëve.

Ajo sheh si dobësi të politikës së BE-së edhe mungesën e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me njerëzit që duhet të përfitojnë nga reformat. Kur shqetësimet e tyre nuk dëgjohen, dobësohet presioni ndaj qeverive për ndryshime të thella.

Sipas Tepelijës, lëvizjet dhe mobilizimi civil në Shqipëri kërkojnë që BE-ja të jetë në anën e tyre dhe të ushtrojë trysni për llogaridhënie nga qeveria.

Për Tepelijën, kjo qasje e BE-së ushqen «stabilokracinë», në vend që të ndihmojë transformimin e mirëfilltë demokratik.

Nič, nga ana tjetër, identifikon një pengesë tjetër për ndryshimin politik në Shqipëri: mungesën e një opozite të besueshme, të aftë të hyjë realisht në zgjedhje, përfshirë ato të parakohshme.

Ai shpreh shqetësimin se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të sillnin pak a shumë të njëjtën gjendje dhe të njëjtën shumicë në parlament.

Kështu, pakënaqësia e qytetarëve nuk kthehet domosdoshmërisht në një alternativë politike. Kjo, megjithatë, nuk ia heq qeverisë përgjegjësinë për t’iu përgjigjur protestave. Nič paralajmëron se mënyra si do t’i trajtojë ato do të ndiqet nga kryeqytetet evropiane.

Për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, vendimtare do të jetë fjala e shteteve anëtare, jo vetëm vlerësimi i Komisionit Evropian.

Edhe Mali i Zi, ndonëse është vendi më i avancuar në negociata, nuk e ka të sigurt anëtarësimin. Komisioni mendon se kapitujt e tij të mbetur mund të mbyllen në vitin 2026, por mosmarrëveshjet me Kroacinë kanë treguar se një shtet anëtar mund ta ngadalësojë procesin.

Gjermania dëshiron që zgjerimi të përparojë sa më shpejt, mundësisht përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2027. Mali i Zi mund të jetë prova e parë e aftësisë së BE-së për ta çuar përpara këtë proces.

Për Shqipërinë diskutohet më shumë integrimi gradual, një qasje që mbështetet nga Gjermania dhe Franca dhe që parashikon afrimin hap pas hapi të vendeve kandidate me BE-në para anëtarësimit të plotë.

Një rrugë e tillë mund t’i japë Shqipërisë më shumë kohë për të ndryshuar, përveç ligjeve, edhe kulturën institucionale që qytetarët e ndeshin në jetën dhe punën e tyre.

Sipas Tepelijës, kjo kulturë ende nuk e pranon mendimin ndryshe. Ajo kërkon më shumë autonomi, mendim kritik dhe përgjegjësi nga nëpunësit, në vend të bindjes ndaj eprorëve. Për të, suksesi i integrimit nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por edhe me ndryshimet që qytetarët ndiejnë përditë.


Shtuar më 6.11.2026 08:33

Quantcast
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş