Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën e Shkozetit.
Sipas informacioneve paraprake, trupi është konstatuar në rrugën kryesore të kësaj zone.
Dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.