Tirana do të mirëpresë më 25–26 nëntor edicionin e dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit ekonomik që bashkon përfaqësuesit më të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues të bizneseve nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas suksesit të edicionit të parë, forumi rikthehet në Tiranë me synimin për të nxitur investime të reja, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për të krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi mes bizneseve europiane dhe atyre të rajonit.
Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët me potencial të lartë zhvillimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.
Përmes paneleve të nivelit të lartë, takimeve të drejtpërdrejta mes bizneseve (B2B) dhe sesioneve të posaçme për krijimin e partneriteteve, forumi synon të shndërrojë potencialin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në projekte dhe mundësi konkrete investimi.
Mbajtja e këtij forumi në Tiranë përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e potencialit ekonomik të Shqipërisë, forcimin e bashkëpunimit me investitorët europianë dhe avancimin e integrimit ekonomik të rajonit me tregun e Bashkimit Evropian.
Kompanitë, investitorët, institucionet dhe aktorët e interesuar ftohen të marrin pjesë në këtë forum për të eksploruar mundësi të reja investimi dhe bashkëpunimi.










Komente
Komento