E premte, 6 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardit Gjebrea përfundon në SPAK
Lajme

Ardit Gjebrea përfundon në SPAK

Prezantuesi dhe producenti i njohur televiziv, Ardit Gjebrea, është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjebrea është parë duke mbërritur në institucionin e drejtësisë rreth orës 10:00, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet që e kanë çuar në Prokurorinë e Posaçme.

Deri në këto momente nuk dihet nëse producenti dhe këngëtari është thirrur për të dhënë shpjegime, për t’u marrë në pyetje apo në kuadër të ndonjë çështjeje konkrete që po hetohet nga SPAK.

Paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen për shkak të profilit të njohur publik të artistit, por mbetet për t’u parë nëse gjatë orëve në vijim do të ketë një sqarim mbi këtë vizitë në Prokurorinë e Posaçme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.