Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Siç shihet edhe nga pamjet, Gjebrea ka mbërritur i vetëm në godinën e SPAK-ut. BalkanWeb mëson se producenti është thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje për çështjen “Veliaj”.
Burimet konfirmuan se Gjebrea u pyet lidhur me financimet që kompania Jon Music ka marrë nga Bashkia për festivalin Kënga Magjike.
Referuar të dhënave të Open Spending Data që pasqyron pagesat në Thesar rezulton se permës Jon Music, këngëtari ka përfituar 6 pagesa nga Bashkia kur institucioni drejtohej nga Erion Veliaj.
