
Moderatori Ardit Gjebrea u paraqit ditën e sotme në SPAK.
Pas marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm, Gjebrea tha për gazetarët se u pyet “si person në dijeni për një çështje që është sekret hetimor”.
“Isha dëshmitar si person në dijeni për çështje që është sekret hetimor. Prokurorët u treguan shumë miqësorë, i ftova në programin tim”, deklaroi Gjebrea, pas daljes nga SPAK, ku konfirmoi se kjo ishte hera e parë që thirrej në këtë institucion.