Vranishti në Devoll pa mjek prej 3 javësh, 30 të moshuar presin më kot për vizita

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2026, 11:15

Një shqetësim serioz vjen nga banorët e fshatit Vranisht, në Devoll, të cilët denoncojnë mungesën e shërbimit mjekësor në klinikën e fshatit prej gati tre javësh.m

Sipas raportimit të një banori, mjeku i fshatit nuk paraqitet rregullisht në klinikë, duke lënë pa shërbim dhjetëra banorë, veçanërisht të moshuarit, të cilët kanë nevojë për vizita dhe ndihmë mjekësore.

Banori tregon se edhe kur mjeku paraqitet, sjellja e tij ndaj pacientëve lë shumë për të dëshiruar. Sipas tij, janë bërë disa ankesa nga banorët, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo përmirësim të situatës.

Rasti më i fundit, sipas denoncimit, ka ndodhur ditën e sotme, kur mjeku pritej të ishte në klinikë, por nuk është paraqitur. Rreth 30 persona, kryesisht të moshuar, kishin shkuar për të kryer vizita, por janë detyruar të largohen pa marrë shërbimin e nevojshëm.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe marrjen e masave për garantimin e shërbimit shëndetësor në fshat.

Ata apelojnë që ky shqetësim të bëhet publik dhe të mos mbetet pa përgjigje, pasi bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e dhjetëra familjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit