• Kontakt
Friday, November 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DIHA kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:29 : 06/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka shprehur shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mbi biznesin dhe konsumin mund të ndikojë negativisht në investimet e huaja, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

DIHA kërkon rishikimin e disa masave, konsultim të plotë me biznesin dhe periudha tranzitore për zbatimin e ndryshimeve fiskale.

Në një deklaratë publike, DIHA, e cila përfaqëson interesat e investitorëve gjermanë dhe kompanive anëtare në Shqipëri, thekson se qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria e politikave tatimore janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimet për investime afatgjata.

Sipas shoqatës, Paketa Fiskale 2027 përmban disa masa pozitive për familjet dhe punonjësit, por një pjesë e lehtësimeve financohen përmes rritjes së barrës tatimore mbi bizneset, duke krijuar rreziqe për aktivitetin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të reja.

Deklarata:

Lexo edhe:

Paketa fiskale/ Adilardi: Kompanitë italiane rrezikojnë të largohen nga Shqipëria, TVSH-ja nuk ul çmimet

Paketa fiskale: Qeveria jep me njërën dorë dhe merr me tjetrën

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka ndjekur nga afër Paketën Fiskale 2027 të propozuar dhe dëshiron të ndajë me Qeverinë, Parlamentin dhe publikun qëndrimet e shoqërive anëtare, investitorëve gjermanë dhe bizneseve shqiptare, në frymën e një dialogu konstruktiv. Si përfaqësuese e biznesit gjerman në Shqipëri, DIHA është veçanërisht e vëmendshme ndaj ndikimit që ndryshimet e propozuara kanë mbi investitorët gjermanë, investimet ekzistuese dhe tregtinë ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë, të cilat varen nga kushte tatimore të qëndrueshme dhe të parashikueshme për planifikimin afatgjatë.

DIHA shpreh keqardhjen që komuniteti i biznesit nuk u përfshi në procesin e hartimit të paketës. Projektligjet nuk u publikuan për konsultim publik, siç parashikohet nga legjislacioni për njoftimin dhe konsultimin publik, ndërsa tekstet përfundimtare iu paraqitën Këshillit Tatimor vetëm pak kohë përpara dorëzimit në Parlament. Ndryshime të kësaj natyre dhe përmase, të cilat parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, do të përfitonin nga një proces konsultimi i hershëm dhe transparent, duke u dhënë mundësi palëve të interesuara të paraqesin propozimet e tyre dhe bizneseve kohën e nevojshme për të përshtatur kontratat, sistemet, buxhetet dhe planet e investimit. Një kuadër tatimor i parashikueshëm mbetet një nga faktorët kryesorë që investitorët gjermanë dhe të huaj marrin në konsideratë kur vendosin se ku të investojnë.

DIHA vlerëson se projektpaketa e dërguar në Parlament ka marrë parasysh kërkesën e përfaqësuesit të saj në Këshillin Tatimor për të mos rritur normën e tatimit mbi fitimin e korporatave, duke dëshmuar qartë vlerën e dialogut. Në të njëjtën kohë, projektpaketa përfshin dispozita që nuk iu nënshtruan konsultimit, siç është trajtimi i huave ndaj ortakëve apo aksionarëve si dividendë të konsideruar. Dispozita të tilla, të cilat ndikojnë në financimin e përditshëm të shumë shoqërive tregtare, veçanërisht të grupeve të kompanive dhe bizneseve familjare, meritojnë të njëjtin diskutim të hapur si pjesa tjetër e paketës.

DIHA mirëpret masat që synojnë lehtësimin e barrës financiare për familjet dhe punonjësit. Ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë është një masë e rëndësishme sociale dhe suksesi i saj do të varet nga fakti nëse përfitimi do të përcillet realisht te konsumatorët. Ulja e tatimit për të ardhurat e shtresës së mesme do t’i ndihmojë kompanitë të mbajnë në Shqipëri punonjësit e kualifikuar, ndërsa eliminimi i dorëzimit të dyfishtë të pasqyrave financiare është një hap i mirëpritur drejt reduktimit të burokracisë.

Në të njëjtën kohë, DIHA shpreh shqetësimin se këto masa financohen kryesisht përmes rritjes së taksave mbi biznesin dhe konsumin. Rritja e tatimit mbi dividendët ul atraktivitetin e investimeve në kapital në Shqipëri dhe mund të dobësojë pozicionin e vendit në raport me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor, të cilat konkurrojnë për të tërhequr të njëjtat investime, veçanërisht në sektorin industrial. Rritja e normës standarde të TVSH-së ka gjasa të reflektohet në çmimet e konsumit dhe të zbehë pjesërisht përfitimin e pritshëm nga ulja e TVSH-së për produktet ushqimore. Rritja e normës së TVSH-së për shërbimet turistike dhe ulja e pragut të regjistrimit për TVSH-në do të sjellin kosto shtesë për një sektor kyç të eksportit dhe për shumë biznese të vogla që ende nuk janë të përgatitura për këtë ndryshim. Kostot më të larta do të ndikojnë gjithashtu në konkurrueshmërinë e furnizuesve shqiptarë, përfshirë shumë anëtarë të DIHA-s, si dhe në mundësitë e tyre për t’u integruar në zinxhirët gjermanë dhe ndërkombëtarë të furnizimit. Të marra së bashku, këto rritje mund të kufizojnë burimet financiare që kompanitë kanë në dispozicion për riinvestime, modernizim dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

DIHA mbështet plotësisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe beson se përafrimi me BE-në duhet të përfshijë gjithashtu një politikë fiskale të gjelbër, pasi dekarbonizimi qëndron në thelb të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në këtë frymë, DIHA konsideron se, me heqjen e taksës së qarkullimit dhe transferimin e barrës së saj te taksa vjetore e mjeteve, automjetet elektrike duhet të përjashtohen plotësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve. Kjo do të sigurojë që kuadri i ri fiskal të nxisë lëvizshmërinë e pastër dhe të përcjellë një sinjal të qartë në mbështetje të tranzicionit të gjelbër të Shqipërisë. Në të njëjtën linjë, si alternativë ndaj rritjes së normës standarde të TVSH-së në 21%, DIHA i propozon Qeverisë të shqyrtojë mundësinë e aplikimit të një norme të reduktuar të TVSH-së për energjinë elektrike, e cila në Shqipëri prodhohet pothuajse tërësisht nga burime të rinovueshme dhe për të cilën rregullat e BE-së lejojnë aplikimin e një norme të reduktuar tatimore. Kjo do të sillte përfitime të drejtpërdrejta për familjet dhe do të ulte kostot e energjisë për bizneset.

Për këto arsye, DIHA i bën thirrje me respekt Qeverisë dhe Parlamentit që të zhvillojnë një proces të plotë konsultimi mbi paketën përpara miratimit të saj, të rishikojnë afatet e zbatimit të rritjeve tatimore dhe të dispozitave që ende nuk janë konsultuar, si dhe t’u japin bizneseve një periudhë të arsyeshme tranzicioni për t’u përshtatur me ndryshimet. DIHA dhe shoqëritë e saj anëtare mbeten të gatshme të kontribuojnë me përvojën dhe ekspertizën e tyre dhe të bashkëpunojnë me Ministrinë e Financave dhe Parlamentin për gjetjen e zgjidhjeve që mbështesin financat e shëndosha publike, një ekonomi shqiptare konkurruese dhe të gjelbër, si dhe rritjen e mëtejshme të investimeve dhe tregtisë gjermane me Shqipërinë.

Etiketa: DIHApaketa fiskaleShoqata Gjermane e Industrisë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paketa fiskale/ Adilardi: Kompanitë italiane rrezikojnë të largohen nga Shqipëria, TVSH-ja nuk ul çmimet

23:06 : 03/11/2026
AKTUALITET

Paketa fiskale: Qeveria jep me njërën dorë dhe merr me tjetrën

19:15 : 02/11/2026
AKTUALITET

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:16 : 02/11/2026
AKTUALITET

Komisioni i Ligjeve shqyrton buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita bojkoton mbledhjen

10:13 : 02/11/2026
AKTUALITET

Tabaku: Paketa Fiskale 2027 rëndon biznesin dhe familjet

12:09 : 31/10/2026
AKTUALITET

Qeveria në vijën e zjarrit me bizneset dhe efekti bumerang i paketës fiskale

11:42 : 31/10/2026

TË GJITHA

DIHA kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:29 : 06/11/2026

PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave

11:24 : 06/11/2026
Porte de Vincennes XIIeme
Coup de filet annoncé dans le milieu de la prostitution albanaise particulièrement installé autour de la porte de Vincennes

Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu

11:09 : 06/11/2026

Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë

11:04 : 06/11/2026

Bombardimi i pikës së shpërndarjes së ndihmave në Ukrainë, shkon në 53 numri i viktimave

10:55 : 06/11/2026

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari (Emri)

10:46 : 06/11/2026

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

10:27 : 06/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com