Minuta e heshtjes për futbollistin e ndjerë ndërpritet nga muzika, gafë në stadiumin e Getafes

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.11.2026, 11:28

Një moment homazhi në kujtim të futbollistit Jesus de Miguel është kthyer në një situatë të sikletshme në stadiumin “Coliseum”, pak para ndeshjes mes Getafe dhe Brighton, e vlefshme për UEFA Conference League.

Përpara nisjes së takimit, futbollistët e të dyja skuadrave dhe tifozët u bashkuan në një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e ish-lojtarit të CD Tenerife, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë ndeshjes së ekipit të tij kundër FC Andorra, në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Por, në një moment kur i gjithë stadiumi ishte përfshirë nga heshtja, nga altoparlantët nisi papritur të dëgjohej muzikë, duke ndërprerë homazhin.

Sipas raportimeve, gjithçka ndodhi për shkak të një gabimi nga DJ-i i stadiumit, i cili aktivizoi muzikën në momentin e gabuar.

Incidenti krijoi një situatë të sikletshme, duke prishur për disa çaste atmosferën emocionale të homazhit për futbollistin e ndjerë.

Ndërkohë, ndarja e parakohshme nga jeta e Jesus de Miguel ka tronditur komunitetin e futbollit spanjoll, ku kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit dhe homazhet në nderim të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit