Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kocul të Vlorës, ku ka humbur jetën një punonjës i Drejtorisë së Tensionit të Lartë, pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 50 vjeç, i cili ishte pjesë e një grupi punonjësish që po kryenin punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul.
Gjatë ndërhyrjes në nënstacion, Petanaj është goditur nga korrenti, duke marrë plagë fatale.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti tragjik në punë.
Hetimet pritet të përcaktojnë shkaqet e ngjarjes dhe nëse janë respektuar procedurat e sigurisë gjatë punimeve elektrike.
