Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t'i bashkohen nesër protestës në mbështetje të Revoltës Studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha e cilësoi suksesin e studentëve si sukses të të gjithë shqiptarëve që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, duke vlerësuar guximin, sakrificat dhe vendosmërinë e tyre.
"Të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre", ishte mesazhi i kryedemokratit.
Berisha: Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai.
Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend.
Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri.
Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë.
Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.
Ndaj dhe thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre.
Studentët kanë dëshmuar kulmet e guximit të shqiptarëve.
Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre.
Ata meritojnë çdo mbështetje.
Të gjithë në Tiranë, të gjithë me studentët!
© SYRI.net
Berisha: Narko-eurot kanë rritur çmimet 6 herë më shumë se në BE sepse BSH ka blerë tonelata letër leku
Berisha publikon grafikun që rrëzon mashtrimin e narkoshtetit: Euro nuk u rrëzua nga turizmi, por nga droga
Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë hesht