Trajneri i Kombëtares, Maran ka komentuar përzgjedhjen e lojtarëve për listën e fundit, duke theksuar se vendimet janë marrë duke u bazuar te forma aktuale dhe gjendja fizike e futbollistëve. Trajneri foli gjithashtu për mungesën e një prej lojtarëve, duke sqaruar se tërheqja e tij nga Kombëtarja erdhi pas një dëmtimi dhe ishte një vendim personal i futbollistit.
“Gjithmkonë që përgatis një listë, jam i bindur se kjo është lista e duhur. Jam bazuar te forma e lojtarëve që luajnë aktualisht. Lojtarët duhet të jenë në gjendje optimale dhe kushtet e tyre më të mira. Për të gjithë Ligën C, jemi në vendin e parë sa i përket pritshmërive për të shënuar gol. Duhet të shfrytëzojmë rastet që krijojmë. Ka qenë zgjedhje e tij, ka pasur një dëmtim dhe do ishte e vështirë, ishte vendimi i tij për t’u tërhequr nga kombëtarja”, theksoi ai.

