“Të hënën hapim portat për tifozët në stërvitje”/ Maran: Ju tregoj përse nuk i thirra Tucin dhe Asanin për këto ndeshje Rolando Maran është ndalur te zgjedhja e futbollistëve nga Kosova për të luajtur me Shqipërinë.
Në konferencën për mediat, ai u shpreh se kush luan për Shqipërinë, është krenar, ndërsa u ndal edhe te Caprile dhe Gërxhaliu që morën pasaportë shqiptare disa javë më parë.
“Në fakt unë kam fanellën kuqezi dhe kush pranon të luajë për Kombëtaren shqiptare, është krenar të luajë për këtë fanellë. Këtë ma keni mësuar ju. Kush zgjedh të luajë për Kombëtaren shqiptare është krenar për të luajtur për këto ngjyra.
Klidman Lilo? Është një lojtar që po e ndjekim. Por kam dashur të konfirmoj këto dy ndeshjet bllokun që kemi punuar në katër ndeshjet e para. Jam i bindur për këta lojtarë që kemi grumbulluar.
Në këtë pikë, Caprile dhe Gërxhaliu nuk kanë qenë pjesë e planeve tona. Por ndoshta në një moment tjetër do të kemi analizë për këto zgjedhje,
Ne punojmë çdo ditë për tu përmirësuar, ka disa gjëra që nuk janë bërë mirë, por kjo na jep stimul. Unë gjithnjë mundohem të gjej ide të reja dhe zgjidhje. Ndeshja e fundit me San Marinon ka lënë disa dyshime, por kjo na shtyn të përmirësohemi dhe të bëjmë më mirë.
Duke bërë diçka për kampionatin, duke marrë lojtarë nga Superiorja, ndihmon në rritjen e nivelit të futbollit vendas dhe me rritjen e tij, dalin lojtarë më të mirë që mund të ndihmojnë në vazhdim kombëtaren”, tha Maran.
Top Channel