E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Sport

LAJM I KEQ PËR KUQEZINJTË/ Një emër i njohur i thotë lamtumirë Shqipërisë, vendimi është përfundimtar

Ivan Balliu i ka dhënë fund aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi 34-vjeçar nuk është përfshirë në listën e fundit të trajnerit Rolando Maran, i cili ka konfirmuar se futbollisti ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga përfaqësuesja kuqezi.

Vendimi i Balliut nuk është një surprizë, pasi që në ditët e para pas marrjes së drejtimit të Kombëtares, Maran kishte bërë të ditur se mbrojtësi po e shqyrtonte mundësinë e largimit nga futbolli ndërkombëtar. Pavarësisht se ishte ftuar për katër ndeshjet e muajve shtator dhe tetor, lojtari i Rayo Vallecanos nuk iu bashkua grupit.

Balliu debutoi me fanellën e Shqipërisë nëntë vite më parë, pasi më herët kishte qenë pjesë e ekipeve të moshave të Spanjës. Pas ndërhyrjes së FSHF-së dhe identifikimit të lidhjeve të tij me Shqipërinë, ai zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi.

Karrierën me Kombëtaren shqiptare e mbyll me 24 paraqitje, duke lënë pas edhe një eksperiencë të veçantë, atë të pjesëmarrjes në Kampionatin Europian të vitit 2024, të zhvilluar në Gjermani. Një kapitull që tashmë mbyllet për mbrojtësin shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.