Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku qëndroi rreth dy orë. Në dalje të ambjenteve të SPAK, Gjebrea nuk dha detaje lidhur me çështjen apo hetimin për të cilin u thirr në Prokurori. Moderatori u shpreh për mediat se çështja është sekret hetimor.
“Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, më duhet të respektoj institucionet. Isha si person në dijeni. Ishin miqësore dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan i ftova.“- tha Gjebrea.
