“Fol me kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të dialogut me qytetarët

6 Nëntor 2026 | 13:47

Kryeministri Edi Rama prezantoi të premten një platformë të re përmes të cilës synohet të komunikohet dhe dialogohet me qytetarët dhe veçanërisht studentët lidhur me kërkesat dhe ankesat e tyre.

Faqja e quajtur ‘Fol me kryeministrin’ do të shërbejë sipas Ramës si një urë funksionale 24 orë ku një skuadër e dedikuar do të garantojë shkëmbimin e informacionit.

“Faqja është gati, cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet kur vijmë nga një fond protestash, përshkallëzime, dhunë, presioni, kërcënimi, përpjekje për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, një urë ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen, dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë… sepse besoj që më herët se vonë, do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht, nga ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, mund t’i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t’i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre.

Dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit. Mirë se të vini, në dialog”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër protestës në mbështetje të studentëve, të cilët prej ditësh janë...
12:53 | 06/11/2026

Liga e Kombeve, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit të Kombëtares shqiptare

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, bëri publike listën e futbollistëve të përzgjedhur për dy sfidat e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League....
12:05 | 06/11/2026

Rama dhe ministri Karakaçi inspektojnë Bypass-in e Tiranës: Çliron kryeqytetin nga trafiku

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe kreun e ARRSH-së Ami Kozeli kanë kryer inspektim në kantierin e...
12:00 | 06/11/2026