Platforma opozitare bjelloruse Nexta (NEXTA) publikoi një video të shkurtër në të cilën Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, komenton zgjedhjet parlamentare në Serbi, në të cilat Aleksandar Vuçiç humbi pushtetin.
Deklarata e Lukashenkos është bërë në margjinat e Konferencës së Katërt Ndërkombëtare mbi Sigurinë Euroaziatike, të mbajtur në fillim të nëntorit në Minsk. Lukashekon duket se e ka këshilluar Vuçiçin të jetë më i ashpër me protestuesit.
💩 Lukashenko reveals why Vučić lost! Former President of Serbia simply didn’t listen to his advice
“I told them, I kept telling them: do this, do that. But you did almost the exact opposite. Well, look what happened,” the dictator said.
For once, his advice might actually have been worth listening to. The mustachioed dictator has been tormenting Belarusians for over 30 years and knows exactly how to cling to power at any cost.
— NEXTA (@nexta_tv) November 4, 2026
“U thashë atyre (serbëve), u thashë disa herë: bëni këtë, bëni atë. Dhe ata bënë të kundërtën dhe kjo është ajo që ndodhi”, tha Lukashenko, duke qeshur, pasi përshëndeti një zonjë.
Pak a shumë kjo është e njëjta këshillë që Vuçiç i dha Ramës, për të qenë më i dhunshëm me protestat, për të mos e dhënë dorëheqjen dhe për të mos i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse vetë bëri të kundërtën.
“Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë.”, pohoi Vuçiç.
Me ikjen e Vuçiçit, Edi Rama mbetet kryeministri më i vjetër në Ballkan që është ende në pushtet, pasi të tjerët Gruevski, Gjukanoviçi apo Hashim Thaçi janë larguar, me hir ose me pahir nga detyra. /Lapsi.al












