Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.

Trupi gjykues i ka caktuar atij dënimin me 20 vite burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe në total do të bëjë 12 vite e 8 muaj burg.

Bejtja, ish-polic i Burgjeve, u vra në oborrin e banesës së tij në fshatin Larush, Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg. Me vendimin e ri, Apeli ka përgjysmuar dënimin e dhënë më herët. Kujtojmë se prokuroria kërkoi 23 vite burg për Ilir Beqarjan. Më herët në një atentat iu vra kunati dhe iu plagos djali i mitur.

Beqaj njihej si mik i Enver Stafukës, ndërsa ishte personi i fundit që takoi para zhdukjes.