7 nxënëse denoncojnë mësuesin e fizkulturës për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë
Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual.
Policia bëri me dije se u ndalua shtetasi Albano Ameti, 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në shkollën e bashkuar Selenicë, pasi 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, kanë bërë kallëzim se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.
7 nxënëset mësohet se kanë shkuar dhe janë ankuar fillimisht tek mësuesi. Më pas në prani të psikologes dhe mësuesve të tyre janë pyetur dhe nga drejtuesit e shkollës si dhe nga efektivët e policisë.
Ato kanë dhënë deklarimet e tyre me shkrim se mësuesi i ngacmonte seksualisht. Denoncime këto që vajzat i kanë bërë edhe me shkrim duke i firmosur. Ato janë shprehur se janë ngacmuar me fjalë, me mesazhe në telefon dhe me shikime gjatë orës së edukimit fizik.
Pas rastit, marrjes së dëshmive policia ka nisur hetimet. Ka shoqëruar mësuesin e edukimit fizik banues në Vlorë në polici dhe ndërkohë po e merr në pyetje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor
Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj publikon video me AI: Më persekutojnë
- 18:00 Djali i Afrim Bunjakut dhe i Enver Zymerit diplomohen në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
- 17:46 BE paralajmëron se 2026-ta do të jetë viti i dyti më i nxehtë në histori
- 17:39 Kina në kontakt me Real Madridin dhe La Ligën për komentet e Mbappes për Mao Ce Dunin
- 17:21 BE akuzon TikTok-un për dështim në mbrojtjen e shëndetit mendor të përdoruesve
- 17:18 Putin merr një mesazh sekret nga Khamenei
- 16:54 Lëndimet e rënda të protestuesve, një grup avokatësh padisin ministrin e brendshëm francez