Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual.
Nxënëset, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, kanë deklaruar se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë mësues i edukimit fizik në këtë shkollë.
“Në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare, teksa korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi, zbulon se mësuesi i akuzuar është Albano Ameti.











