Aktualitet

Vlora tronditet nga skandali në shkollë, 7 nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual

Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual. Nxënëset, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, kanë deklaruar se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë mësues i edukimit fizik në këtë shkollë.

“Në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.