Ndërsa paketa fiskale po diskutohet në komisionet parlamentare, bizneset gjerman në shqipëri kanë shprehur kundërshtimet me ndryshimet e propozuara për vitin 2027. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ngre shqetësimin se ndryshimet në projektligje rrisin barrën fiskale për kompanitë dhe rrezikojnë klimën e investimeve në vend. Në një deklaratë publike shoqata kritikon mungesën e konsultimit me biznesin gjatë hartimit të paketës duke theksuar se projektligjet nuk u publikuan dhe se kompanitë nuk patën kohën e nevojshme për t'u përgatitur.