Gjeneral Wendt, nuk jemi as më të mbrojtur, as më të begatë, as më të sigurtë
Publikuar nga Andi Myrta
SPAK 2025, anti krim-korrupsion, sa tre shishe verë të Gysit.
Më të mbrojtur, më të begatë, më të sigurtë. Ky ishte mesazhi i parë publik i ambasadorit amerikan Eric Wendt. Luftë ndaj krimit ndërkombëtar një nga prioritet e Trump, tha mes të tjerash ambasadori. Është një refren amerikan prej më shumë se një vit.
Ngado ta rrotullosh, drejtësia e sidomos Prokuroria dhe Gjykata Speciale, janë investimi ende i pakthyer, tek pritshmëritë.
Duket se Prokuroria Speciale, e ka çoroditur kalendarin dhe inventarin.
Për vitin 2025, konfiskimet janë diçka mbi 2 përqind te sekuestrove me një shifër pesimiste 100 mijë euro.
Zgjat hetimi. Vendimet e formës së prerë duan kohë. Ndërsa të akuzuarit ndër vite pasurinë e sajdisin.
Çështjet penale në hetim për korrupsion janë në miliarda euro
Çështjet për veprat në hetim të trafiqeve të drogës e krim të organizuar, janë në miliarda euro
Pastrimi i parave, miliarda euro.
Investime strategjike të kokainës me tonelata
Në hetim për korrupsion mbi 10 ministra, kryesuar nga Balluku, zëvëndësja e Edi Ramës.
Bashkiakë mbi 30 në hetime për akte korruptive
Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulojnë qindra milionë euro abuzime.
Për trafiqe dhjetëra grupe kriminale
Kalendari dhe inventari, copë copë.
Kur dalin hetime me interes për porositë edhe publike të Ramës, Prokuroria nxiton.
Kur janë çështje në hetim, ku del emri i Edi Ramës, dhe po del gjithnjë e më shumë, prokuroria shpesh e gjatë, harron.
Balluku, miliardat biznesmenët, kanosjet
AKSHI, organizata kriminale në zyrat e qeverisë
SHISH, shpartallimi kriminal shërbimit, përdorur nga Organizatat Kriminale
Timak Yeffeti, i trafikut ndërkombëtar të armëve
Aruba samiti kokainës
Vjena, reportazhi kriminal inceratoë dhe të tjera
Monako, bandat dhe ortsklritë qeveritare
Sky ecc, Krim i organizuar dhe elektoral
Aeroporti i Vlorës, përplasje mafioze nga zyrat publike
Zvërneci, hetim shqip dhe amerikan
TEC-et lundruese të energjisë, episode Irani dhe të tjera
Janë dosje Organizatash Kriminale, të lidhura bashkë. Madje me episode ndërkombëtare. Në Francë një i pandehur. Në Izrael të kërkuar të tjerë. Asnjëra nuk mbyllet pa hetuar Edi Ramën.
Ambasador Wendt, për këtë është emergjencë partneriteti në hetim. Prokurorët specialë janë ende as normalë. Në 7 vite punë të Strukturës së Posaçme, fatkeqësisht terren ka fituar Mafia. Dhe Kryeministrin Rama,
Kongresi amerikan, kërkon komision për të hetuar se si qevetia ndihmoi dhe fuqizoi kartelet terroriste të.drogës..
Prioritetet e Ambasadorit amerikan ende të pa zënë fill:
Gjeneral ! Ne nuk jemi
As më të mbrojtur
Pa luftuar ata, korrupsionin, klientë anti-NATO, nuk mund të jemi më të mbrojtur se tek ushtria kemi grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të armëve
As më të begatë
Sepse samiti i kokainës dhe kartelet kanë ekonominë në xhepat e tyre.
Bizneset janë bërë Pis-nese nga duart e KM. Buxheti është hambar plaçkitjeje
As më të sigurtë
Sepse qeveria kartel e drogës, grupet kriminale, dhe Bordi i bandave kanë zaptuar zyrat e pushteteve. Ndaj rinisë studentore policia në protesta u thyen shtyllë kurrizore, këmbë e duar, kafka, nxjerr sytë, gjobit se ecin, se flasin kundër krimit e korrupsionit.
Natyrisht shkëlqesi Gjeneral, fajtorët e mëdhenj, jemi ne. Shqiptarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



