Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia përmes një videoje të krijuar me inteligjencë artificiale, ku pretendon se pavarësisht arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim, vijon të miratojë projekte për kryeqytetin.
Në reagimin e tij, Veliaj akuzon institucionet për persekutim politik dhe shkarkim antikushtetues.
Ai shprehet se është mbajtur në paraburgim prej 20 muajsh dhe se është transferuar nga një qeli në tjetrën pa dokumentacionin përkatës.
Pavarësisht kësaj situate, Veliaj thotë se ka miratuar projektet për ndërtimin e 15 çerdheve dhe kopshteve të reja në Tiranë, ndërsa thekson se gjatë administrimit të tij numri i objekteve të ndërtuara ose të projektuara në këtë kategori arrin në 130.
Ai shton se nuk do të heqë dorë nga prioritetet e tij, pavarësisht se ku mund të dërgohet.
Reagimi i plotë:
Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!
Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130!
Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!
Këto janë kopshtet e çerdhet që kam miratuar sot:
Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë
Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë
Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë
Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë
Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë
Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë
Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë
Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë
Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë
Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë
Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë
Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë
Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë
Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë
Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë













